Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar në faqen e tij zyrtare se do të investohen plotë 12 milionë euro në transformimin e tërësishëm të Stadiumit të Prizrenit, ndërsa në gjithë vendin do të investohen mbi 200 milionë euro në stadiume të futbollit.
Ai ka njoftuar se tribunave në lindje dhe perëndim të stadiumit “Përparim Thaçi” do t’i shtohen edhe ato në veri e jug.
Sipas Kurtit ky stadium do të jetë një nga arenat sportive më moderne në vend, dhe do të ketë afër 7800 ulëse.





