Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, në një konferencë për media ka njoftuar për rrezikun e mbylljes së Fakultetit të Bujqësisë, duke fajësuar uzurpimin e pronës së Universitetit të Prishtinës nga kompania KEDS dhe mungesën e funksionalizimit të objektit të ri që nga viti 2013.
Ai tha se institucionet shtetërore kanë ofruar mbështetje, por se situata është rënduar me veprimet e KEDS-it në pronën e UP-së.
Hajrullahu shton se UP-ja ka kërkuar zgjidhje të menjëhershme për situatën, por është injoruar nga kompania energjetike dhe paralajmëroi masa nese situata nuk zgjidhet.




