Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin normal të trupit dhe veçanërisht për shëndetin e muskujve.Ai luan rol kyç në relaksimin, forcimin dhe mbrotjen e tyre gjatë aktivitetit ditor.
Parandalon ngërçet muskulore – Magnezi ndihmon në relaksimin e fibrave muskulore pas kontraktimit.
Balancë e elektroliteve – Magnezi punon me kaliumin, natriumin, dhe kalciumin për të mbajtur ekuilibrin elektrolitik.
Redukton lodhjen dhe spazmat – Në mungesë të magnezit, muskujt mund të bëhen të ndjeshëm ndaj spazmave dhe lodhjes.
Mbron muskujt gjatë stresit fizik – Gjatë ushtrimeve ose lodhjes së rritur, magnezi ndihmon në furnizimin e muskujve me oksigjen.




