Qeveria suedeze ka njoftuar se Suedia do të shkurtojë ndihmën për zhvillim për pesë vende në vitet e ardhshme dhe do t’i përdorë këto para për të rritur mbështetjen e saj për Ukrainën.
Vendi skandinav planifikon të ndërpresë gradualisht ndihmën për Zimbabvenë, Tanzaninë, Mozambikun, Liberinë dhe Bolivinë, tha Ministri i Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Tregtisë së Jashtme, Benjamin Dousa, transmeton Klankosova.tv .
Suedia ka shkurtuar tashmë ndihmën për më shumë se 10 vende që kur qeveria aktuale mori pushtetin në vitin 2022, përfshirë Burkina Fason dhe Malin.




