Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj ish-ministres së Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, e cila sot në konferencë për media e kishte cilësuar OEK-un si akter të opozitës dhe ka pretenduar se ky institucion ka dekurajuar bizneset të aplikojnë për skemat e granteve.
OEK thotë se i ka pranuar me shqetësim këto deklarime, duke i cilësuar ato të padrejta dhe të pavërteta, duke mohuar pretendimet se ka ndikuar në biznese që të mos aplikojnë për përkrahje financiare.
Ata i kanë kërkuar Rizvanollit që deri më 8 dhjetor 2025 të paraqesë prova të qarta dhe të verifikueshme për pretendimet e saj dhe i ka rikujtuar edhe çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë, duke theksuar se ajo ka përgjegjësi për dëmet që kanë përjetuar bizneset.





