Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani, ku është diskutuar për situatën politike në vend dhe procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.
Në një postim në X, Guerot ka theksuar rëndësinë që të gjitha partitë politike të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që procesi të jetë plotësisht gjithëpërfshirës dhe ka nënvizuar gjithashtu se “roli i mediave të lira është thelbësor në një demokraci funksionale”.
Ambasadori francez ka përsëritur shpresën e Francës që zgjedhjet e 28 dhjetorit të çojnë drejt formimit të një qeverie të re, duke thënë se vendit të tij “i nevojitet një partner i plotë për të kontribuar në stabilitetin rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”.





