Në kuadër të ngjarjes filantropike “Superheronjtë në Pediatri 2025”, Policia e Kosovës përmes pjestarëve të saj nga Njësia Speciale e PK-së ka marrë pjesë në këtë aktivitet, ku zyrtarët e njësisë speciale kanë kryer lëshime me litar nga ndërtesa e Pediatrisë.
Ky aktivitet që kishte për qëllim argëtimin e pacientëve të vegjël dhe stafit mjekësor, u ndoq nga institucione, qytetarë dhe media vendore e ndërkombëtare.
Përveç përshtypjeve të fëmijëve të vegjël dhe të pranishmëve në ngjarje, zyrtarët policor kanë pranuar edhe lëvdata për pjesëmarrje nga organizatorët gjë që motivon edhe më tej angazhimin e pakursyer të PK-së për komunitetin dhe aktivitetet e ndryshme humane.





