Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë në detyrë Kurti, duke thënë se 5 vitet e fundit kanë qenë vite të ngecjes, të cilat nuk duhet të lejohen të vazhdojnë më.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kostoja e jetës është shtrenjtuar me rreth 60%.
Hoti ka thënë se më 28 dhjetor është mundësia jonë për të ndalur dështimet.
“Data 28 dhjetor është mundësia jonë për të ndalur dështimet, për të rikthyer besimin dhe për t’i dhënë vendit drejtim të qartë demokratik dhe zhvillimor, normalitet në qeverisje dhe perspektivë euroatlantike”, ka shkruar ai.




