Duke u bërë thirrje subjekteve politike që të propozojnë nga një përfaqësues, kryesuesi i seancës, Avni Dehari u shpreh se kjo formë do i mundësonte zgjedhjen e kryetares së Kuvendit dhe të nënkryetarëve.
Pos Lëvizjes Vetëvendosje, asnjë subjekt politik nuk ofroi propozim, duke sjellur kështu një tjetër dëshmi në vazhdimin e bllokadës.
Kuvendi ka dështuar plot 47 herë rradhazi për konstituim në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, që nga 15 prilli.




