Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka reaguar në foltoren e Kuvendit përmes një letre, duke kërkuar mos ceminim e demokracisë, respektimin e deputetëve dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Kosova nuk mund të mbahet peng i një emri,”, “Respektojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhej në reagimin e PDK-së, duke theksuar se ju mund të na ndalni mikrofonin por jo zërin tonë.
Për shkak të ndaljes së mikrofonëve në Kuvend, deputetët vendosën të flasin përmes deklaratave me shkrim.




