Sot kanë përfunduar tri ndeshje të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani ka shënuar një fitore bindëse ndaj Prishtinës së Re, të cilën e mposhti me rezultat 6-1, ndërsa Drenica me një barazim dramatik në minutat e fundit ia mohoi fitoren Dukagjinit në ndeshjen që u mbyll me rezultat 1-1.
Malisheva në shtëpi ka mposhtur Drenicën me rezultat 2-0, duke e arritur fitoren e tretë rresht.
Nesër do të zhvillohen edhe ndeshjet e mbetura të kësaj xhiroje, Prishtina e pret në shtëpi Ferizajin ndërsa Llapi është mysafir i Gjilanit.




