Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, Altin Krasniqi do të garojë sërish për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Altin Krasniqi në një postim në Facebook ka shkruar se rikandidimi i tij është vazhdimësi e një rrugëtimi të nisur herët, bazuar në traditën familjare të shërbimit dhe sakrificës për vendin.
“Dua t’ju njoftoj se në këto zgjedhje do të jem sërish kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës. Kandidimi im është vazhdimësi e një rrugëtimi që ka filluar shumë kohë më parë, në një familje ku shërbimi ndaj vendit ka qenë gjithmonë mbi gjithçka”, ka shkruar ai.
Kjo është hera e dytë që Altin Krasniqi kandidon për Kuvendin e Kosovës, pasi kishte garuar edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.




