Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 06.12.2025, rreth orës 00:30, patrulla e stacionit policor Kaçanik, gjatë patrullimit në fshatin Bajnicë të Kaçanikut, ka ndaluar një veturë të tipit Mercedes me targa vendore.
Gjatë kontrollit, te pasagjeri i mjetit I.Xh (21 vjeç)është gjetur substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, një mulli për bluarje, një paketë letrash rizla, si dhe një cigare e mbështjellë me narkotik, të cilat janë sekuestruar.
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar, thuhej në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar Njësia e Antidrogës për trajtim të mëtejshëm.
Gjithashtu, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar iniciimin e rastit dhe lirimin e personit të dyshuar në procedurë të rregullt pas intervistimit.




