Pas takimit të fundit në degën e PDK-së në Malishevë dhe pas takimit me Kryetarin Bedri Hamza, ku ne si degë kemi dalë me qendrimin tonë rreth përfshirjes së subjektit Nisma Socialdemokrate në listën e PDK -së.
Pas deklarimit të Kryetarit Bedri Hamza se propozimet nga degët kanë përfunduar, ne si degë e PDK-së në Malishevë kemi qenë dhe jemi kundër përfshirjes së subjektit Nisma Socialdemokrate dhe Fatmir Limajt në listë, sidomos në këto zgjedhje sepse koha është shumë e shkurtër për të pranuar një vendim të rëndësishëm për Malishevën, ka shkruar Partia Demokratike e Kosovës në Malishevë.




