Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar sot aderimin më të ri në parti, Astrit Deskun.
Në njoftimin e tyre, Desku përshkruhet si një prej njerëzve më profesionist sa i përket teknologjisë dhe inovacionit, pasi që ai është një nga ekspertët më të respektuar të ICT-së në Kosovë.
Mes të tjerash thuhet se LDK po bashkon njerëzit më të mirë të vendit dhe se Desku do të jetë edhe pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.




