Pas përpjekjes së dështuar për konstituimin e Kuvendit, seanca vazhdoi edhe pas ndërprerjes nga kryesuesi Avni Dehari.
Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk u tërhoqën nga salla, por morën situatën në dorë duke vazhduar seancën vetë.
Në mungesë të pajisjeve zyrtare, deputetët improvizuan vazhdimin e punimeve parlamentare duke vendosur mikrofonët e mediave në foltore.
Situata arriti të merr vëmendje më shumë kur deputetët Armend Zemaj (LDK) dhe Sala Jashari (PDK) lëshuan edhe një nga mikrofonët zyrtarë, duke i dhënë zë improvizimit të seancës.




