Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1855 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 9 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 22 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 5 persona, kurse 3 person janë dërguar në mbajtje gjatë 24 orëve të fundit.





