Një 40-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze, është arrestuar nga Policia shqiptare në pikën kufitare të Morinës në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit të Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, identifikuan dhe ndaluan shtetasin Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë.
Gjatë verifikimeve, u konfirmua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit, në Finlandë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.




