Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, komentoi listat zgjedhore të partive politike, duke theksuar se një pjesë të madhe të kandidatëve nuk i njeh fare.
Ai tha se përgjegjësia për përzgjedhjen e tyre u takon ekskluzivisht partive, ndërsa vetë nuk ka dashur të hyjë në komente për emrat e rinj që po garojnë
Mustafa ndërkohë pret që zgjedhjet të prodhojnë ndryshime të dukshme, sidomos pas periudhës së gjatë të bllokadës politike.
Ai e sheh votën e qytetarëve si një mundësi për stabilizimin e institucioneve dhe për një orientim të ri zhvillimor për vendin
Sipas Mustafës, Kosova ka nevojë të rikthehet në normalitet në të gjitha sektorët, veçanërisht në këtë periudhë me zhvillime të shpejta ndërkombëtare.




