Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu e vlerëson zhgënjyese mosbashkimin e PDK-së me NISMA-n.
Ai ka thënë se me një Vetëvendosje që sipas tij prin në sondazhe, vendit i duhet një PDK më e fortë, e më e bashkuar.
Kryeziu shton se nëse PDK ka pasur hapësirë për Eman Rrahmanin atëherë është dashur të gjendej hapësirë edhe për Fatmir Limajn si figurë me peshë, kapacitet dhe përvojë mobilizuese sepse përçarjet në prag fushate nuk ndihmojnë askënd përveç kundërshtarit që tashmë është përpara.





