Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka takuar kryetarët e rinj të komunave veriore në Zveçan.
Gjatë takimit ai mirëpriti dorëzimin e qetë të pushtetit lokal, në përputhje me ligjin e Kosovës.
Orav përsëriti nevojën për një angazhim konstruktiv midis autoriteteve qendrore dhe lokale dhe mbështetjen e BE-së për realizimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë sipas Kushtetutës së Kosovës.






