Anid Samir Hoxha, i riu i cili u nda nga jeta teksa qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar, së bashku me shokët e tij.
Për 20-vjeçarin shkroi edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha.
Anidi po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar, së bashku me shokët e tij.
Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Qoftë i lehtë dheu për Anidin!” shkruan Latifi




