Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Uluta ş, u takua me Albin Kurti në Camp Film City, Prishtinë. Ai ishte i shoqëruar nga Ejup Maqedonci dhe Elbert Krasniqi
Ata shkëmbyen mendime për forcimin e bashkëpunimit mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës. Gjenerali Uluta ş theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në sigurinë në të gjithë Kosovën dhe rajonin më gjerë.




