Sot, pas marrjes së informacionit nga sektori i sigurisë dhe gjatë kontrolleve të zakonshme që kryhen në të gjitha zonat e Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë parandaluar futjen e kontrabandës.
Gjatë inspektimit brenda perimetrit të institucionit është gjetur një qese e dyshimtë, brenda së cilës ishin të fshehur në mënyrë të kamufluar një Samsung, një mini-telefon dhe një kabëll mbushës.
Për rastin janë njoftuar organet kompetente, ndërsa pajisjet e gjetura janë sekuestruar. Në të njëjtën kohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në forcimin e sigurisë dhe parandalimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.





