Java e nëntë dhuroi super ndeshje në ProCredit Superligë. Çdo sfidë ishte interesante, derisa lufta për çdo pozitë sa vjen e bëhet më e ashër.
MVP i javës shpallet Jericole Hellems i Vëllaznimit. Ai ishte heroi i kuqezinjve ndaj kampionëve të Kosovës, Trepçës, duke shënuar pikët vendimtare për 83:85, në sekondën e fundit.
Hellems e përfundoi ndeshjen me 24 pikë, tetë kërcime e dy asistime. Ai u rikthye të skuadra kuqezi, duke ndihmuar të shënojë dy fitore radhazi, fillimisht ndaj liderit Bashkimit, e më pas ndaj kampiones, Trepçës.




