Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur këngëtarin e njohur Alban Skënderaj.
Skënderaj ka mbajtur koncert në Prishtinë për katër netë.
Kurti e përgëzoi atë për koncertet dhe i dëshiroi suksese në karrierë.
“Në bisedën time të parë të gjatë me Alban Skënderaj, diskutuam për energjinë, lirinë, progresin dhe kureshtjen që gëzon rinia shqiptare sot. Kosova dhe Shqipëria përpara kanë vetëm zhvillimin e pakthyeshëm, të cilit i prin edhe arti e kultura e artistëve tanë të shumtë”




