Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, i ka thënë homologut të tij gjerman Johann Wadephul se Japonia po e kërcënon Kinën ushtarakisht.
Këtë deklaratë ai e dha pasi Japonia ka njoftuar se aeroplanët luftarakë kinezë kanë drejtuar radarët e tyre drejt aeroplanëve ushtarakë japonezë, raportoi Reuters.
Japonia e ka denoncuar këtë veprim, duke e cilësuar akt të rrezikshëm, megjithëse Kina e ka fajësuar atë për dërgimin e aeroplanëve që i janë afruar vazhdimisht marinës kineze derisa po kryheshin stërvitje.
Marrëdhëniet janë përkeqësuar muajin e kaluar, që kur kryeministri japonez Sanae Takaichi paralajmëroi se Japonia mund t’i përgjigjet çdo veprimi ushtarak kinez kundër Tajvanit, nëse ky veprim kërcënon edhe sigurinë e Japonisë.




