Irani ka njoftuar se marrëveshja me Omanin për rregullimin e lundrimit në ngushticën e Hormuzit është në fazat përfundimtare.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se rihapja e plotë e korridorit detar do të varet nga përmbushja e disa kushteve nga Shtetet e Bashkuara.
Teherani kërkon kompensim, heqjen e sanksioneve dhe ndalimin e kërcënimeve ushtarake. Ndërkohë, Irani dhe SHBA-ja nuk po zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta, por komunikojnë përmes ndërmjetësve.
Hormuzi është një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës dhe gazit.




