Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në polici në Leposaviq, pasi dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth mesditës. I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.




