Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 23 korrik fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës që duan të votojnë me postë në zgjedhjet lokale për kryetarë dhe kuvende komunale.
Regjistrimi do të zgjasë deri më 29 gusht dhe mund të bëhet përmes platformës elektronike diaspora.kqz-ks.org apo përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Votimi me postë do të zhvillohet nga 17 shtatori deri më 11 tetor, ndërsa dita e zgjedhjeve në Kosovë është caktuar më 13 tetor.




