Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka takuar ambasadorit të ri gjerman, Rainer Rudolph.
Siq njofton Hamza, në takim është diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si dhe për gatishmërinë e tij për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt.
Postimi i plotë:
Ambasadorit të ri gjerman, Rainer Rudolph, i urova mirëseardhje në Kosovë dhe e njoftova për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si dhe për gatishmërinë time për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt.
Në takimin tonë theksova se nga partnerët ndërkombëtarë presim përkrahje në skenën ndërkombëtare, me heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE.
Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike.




