Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 13 dhjetor, në ora 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ai tha se pas Prishtinës dhe Tiranës, zëri i shqiptarëve do të ngrihet fuqishëm edhe në Shkup, ku qytetarë nga të gjitha trojet do të bashkohen për të mbrojtur, siç u shpreh ai, dinjitetin, të vërtetën dhe luftën e drejtë të UÇK-së.
“Drejtësi dhe liri për çlirimtarët!”, përfundoi Krasniqi në postimin e tij në Facebook.





