Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmëri për të respektuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, që e obligon të riverifikojë rreth 19,500 veteranë të UÇK-së, të cilët dyshohet se nuk plotësojnë kriteret për këtë status.
Megjithatë, puna për pastrim do të nisë vetëm pasi të pranohet aktgjykimi i plotë.
Edhe organizatat e dala nga lufta kanë ofruar mbështetje, ndonëse e kanë cilësuar vendimin si të motivuar politikisht.




