Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nisur ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kosovë.
Gjatë ditës së parë, ai është pritur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi dhe personalitete të tjera të rëndësishme.
Në agjendën e vizitës, presidenti Begaj do të marrë pjesë në përvjetorin e 50-të të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Policia e Kosovës ka marrë masa për të siguruar rendin dhe qetësinë publike gjatë vizitës, duke njoftuar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve zyrtare.




