Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka qenë e ftuar të paraqitet sot në gjykatë për shqyrtimin e akuzave për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Ajo dhe disa zyrtarë të tjerë, përfshirë ish-zëvendëssekretarin e MINT-it, Irfan Lipovica, dhe drejtorin e Departamentit të Rezervave Shtetërore, Hafiz Gara, akuzohen për shpërdorim të pozitës dhe zbardhje të sekretit shtetëror.
Prokuroria ka ngritur aktakuzë për një dëm prej 2.9 milionë eurosh, duke thënë se të pandehurit kanë ofruar informacion të klasifikuar për një afarist.
Megjithatë, seanca e shqyrtimit fillestar ka dështuar pasi Hajdari nuk ka qenë e pranishme. Si rezultat, gjykata ka caktuar seancën e radhës për më 13 janar, në orën 09:30.




