Alban Skenderaj ka zhvilluar një seri me katër koncerte radhazi në Prishtinë, të cilat mblodhën rreth 20 mijë artdashës.
Atmosfera e krijuar dhe mbështetja e madhe e publikut e kanë bërë këtë eksperiencë tepër të veçantë për këngëtarin. Pas mbylljes së koncertit, Albani ka ndarë një dedikim të ndjerë për bashkëshorten e tij, Miriam Canin, me të cilën performoi në skenë.
Ai theksoi se pa të asgjë nga kjo arritje nuk do të ishte e mundur, duke e shoqëruar mesazhin me një foto nga momentet e interpretimit së bashku.




