Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për premtimin e tij për rritje të pagave dhe pensioneve.
Murati kujtoi se PDK-ja nuk e votoi Buxhetin për vitin 2026, duke theksuar se pa një buxhet të miratuar, premtime të tilla nuk mund të realizohen.
Ai u shpreh se kishte pritur që me ardhjen e Hamzës në krye të partisë të kishte reflektim, sidomos duke qenë se Hamza ka qenë më parë ministër i financave. Sipas Muratit, pavarësisht ndryshimit të kryetarit, PDK-ja ka vazhduar me të njëjtën sjellje dhe, sipas tij, po e rrezikon shtetin financiarisht për interesa partiake.




