Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka zbuluar një histori të pathënë më herët rreth një takimi me futbollistin Cristiano Ronaldo në vitin 2016.
Në një intervistë për “Andale”, ajo tregoi se gjithçka kishte nisur gjatë një feste në Ibiza, ku Ronaldo ndodhej në një nga jahtet pranë.
Sipas saj, futbollisti i kishte kërkuar numrin përmes një shoku të tij dhe i kishte ftuar në një festë tjetër që do të mbahej ditën pasuese.
Nura e përshkroi Ronaldon si një person shumë të thjeshtë dhe të sjellshëm gjatë komunikimit me ta.




