Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka deklaruar se protesta e paralajmëruar për 13 dhjetor në Shkup do të jetë paqësore, qytetare dhe gjithëpërfshirëse, e organizuar për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe për të kundërshtuar padrejtësitë e pretenduara në Hagë.
Ata kritikuan kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke thënë se deklaratat e tij për krijimin e një “shtabi krize” vetëm sa nxisin tension të panevojshëm dhe paraqesin gabimisht protestën si rrezik. OVL-UÇK siguroi qytetarët se protesta është e qetë, pa prapavijë partiake dhe kërkoi nga institucionet maqedonase të tregojnë profesionalizëm dhe të mos politizojnë të drejtën kushtetuese të tubimit.




