Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me ushtruesin e detyrës së Sekretariatit të ECAP, Tefik Mahmuti, për të diskutuar mbi rëndësinë e punës së Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore (PZAP). Hargreaves theksoi se integriteti i proceseve zgjedhore të Kosovës duhet të mbrohet dhe anëtarët e PZAP nuk duhet të nënshtrohen presionit apo sulmeve politike.
Takimi vjen pas polemikave të krijuara nga sulmet e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ndaj gjyqtarëve, ndërsa PZAP kishte anuluar më parë vendimin e KQZ-së për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e shpallur të kundërligjshëm vendimin e KQZ-së.




