Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas lirimit me kusht të Komandantit të Brigadës 122 të UÇK-së, Isni Kilaj, nga Gjykata në Hagë.
Limaj e ka cilësuar këtë si një “lajm të madh” dhe ka shprehur shpresën që të lirohen edhe të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë të UÇK-së, të cilët sipas tij, po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Ai ka theksuar se ky vendim përfaqëson një hap drejt drejtësisë për luftëtarët e lirisë.




