Revista prestigjioze amerikane Forbes ka publikuar listën e 100 grave më të fuqishme për vitin 2025, të cilën e kryeson presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo vlerësohet si gruaja e parë në atë pozitë dhe si përgjegjëse për legjislacion që ndikon mbi 450 milionë qytetarë evropianë.
Në vendin e dytë renditet presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, ndërsa e treta është Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, e para grua në historinë e vendit që mban këtë post. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është e katërta, ndërsa presidentja e Meksikës, Claudia Scheinbaum, renditet e pesta.
Lista përfshin gjithashtu figura të rëndësishme si Mary Barra (CEO e General Motors), Jane Fraser (CEO e Citigroup), Amy Hood (Microsoft), Kristalina Georgieva (FMN), Gwynn Shotwell (SpaceX), si dhe personalitete nga industria e medias dhe argëtimit si Taylor Swift, Oprah Winfrey dhe Kim Kardashian. Ndër 100 gratë më të fuqishme janë edhe politikanet Rachel Reeves, Mia Mottley dhe Judith Suminwa Tuluka.
Pozita e fundit e listës i është dhënë personazheve femra të serialit të animuar KPop Demon Hunters, i cili është bërë filmi më i shikuar në historinë e Netflix deri në dhjetor 2025.
Lista e Forbes, e cila publikohet për të 22-ën herë, është bazuar në katër kritere: paratë, mediat, ndikimin dhe sferën e ndikimit, duke përfshirë figura nga politika, financat, teknologjia, sipërmarrja dhe argëtimi. Këtë vit, 17 gra janë futur për herë të parë në listë.




