Seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku të dyshuar janë ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, është shtyrë nga data 12 dhjetor për më 22 dhjetor 2025, me fillim nga ora 09:30.
Në këtë seancë pritet të paraqiten pamjet e kamerave të sigurisë, që do të shërbejnë si dëshmi në procesin gjyqësor. Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës.




