U.D. i ministrit në detyrë të Drejtësisë, Blerim Sallahu, priti ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ku u diskutua për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e drejtësisë.
Takimi përfshiu edhe sekretaren e parë Aylin Senyuz dhe zyrtarë të tjerë nga Ministria e Drejtësisë. Sallahu prezantoi reformën në drejtësi, avancimin e infrastrukturës ligjore dhe rritjen e transparencës, duke theksuar rëndësinë e këtyre reformave për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare.
Të dy palët u shprehën të gatshme për avancimin e iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në sundimin e ligjit dhe shprehën mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë.




