Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur të anulojë procesin e rekrutimit të prokurorëve. Në të njëjtën kohë, KPK ka autorizuar kryesuesin Ardian Hajdaraj të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin e Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë për avancim, koordinim dhe shkëmbim profesional ndërinstitucional.
Po ashtu, prokurori Slobodan Bakiq do t’i procedohet Presidentes për lirimin nga detyra për shkak të moshës së pensionimit, ndërsa një ankesë disiplinore është referuar për vlerësim të mëtejshëm nga Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.




