Një person 19-vjeçar me inicialet Y.H. nga fshati Brod i komunës së Shtërpcës, i raportuar si i zhdukur që nga dita e djeshme, është gjetur sot pa shenja jete.
Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se i riu u gjet rreth orës 13:20, afërsisht një kilometër larg shtëpisë së tij, në një livadh. Mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtërpcë kanë konstatuar vdekjen e tij në vendngjarje.
Ekipet policore kanë intervenuar menjëherë dhe, me autorizim të prokurorit, kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.




