Kampionia e Kosovës, Drita, ka pësuar humbjen e parë në fazën e ligës në UEFA Conference League. Në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra e Zekirija Ramadanit u mund nga skuadra e njohur holandeze AZ Alkmaar, me rezultat 3:0, në kuadër të xhiros së pestë të kësaj gare.
Mysafirët realizuan një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë. Sven Mijnans (27′), Isak Jensen (58″ dhe Ibrahim Sadiq (90′) realizuan golat për AZ Alkmaar.
Ndeshjen e radhës në UEFA Conference League, Drita do ta luajë kundër skuadrës spanjolle, Rayo Vallecano, më 18 dhjetor në Madrid, në orën 21:00.




