Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka intensifikuar mobilizimin për protestën e 13 dhjetorit në Shkup, duke paralajmëruar pjesëmarrje të rreth 20 mijë qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Kryetari Hysni Gucati thotë se protesta synon mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procese gjyqësore në Hagë dhe se ka mbështetje nga partitë politike dhe kryetarë komunash të të dy shteteve.
Ndërkohë, përfaqësuesi i koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, e mbështet tubimin por paralajmëron se UÇK-ja nuk duhet të përdoret për qëllime elektorale.
Ai kritikon subjektet që sipas tij po tentojnë ta shfrytëzojnë çështjen për përfitime politike, duke theksuar se UÇK-ja është vlerë e popullit shqiptar dhe nuk mund të shërbejë si mjet për politikanë që nuk kanë kontribuar realisht për veteranët, familjet e dëshmorëve dhe të akuzuarit në Hagë.




