Federata e Futbollit e Kosovës është bërë zyrtarisht pjesë e iniciativës “Football for the Goals” të Kombeve të Bashkuara, një platformë botërore që synon të shfrytëzojë fuqinë e futbollit për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, barazisë, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së mjedisit.
Ky hap e vendos FFK-në në një rrjet ndërkombëtar bashkëpunimi, duke hapur mundësi të reja për projekte dhe veprime që kontribuojnë pozitivisht në komunitet, me synimin që futbolli të shërbejë si mjet real për ndryshim shoqëror.




