Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka vendosur të refuzojë kërkesën për modifikim të dënimit ndaj Haxhi Shalës. Sipas njoftimit zyrtar, Shalës nuk do t’i ulet apo modifikohet dënimi edhe pas vuajtjes së dy të tretave të tij.
Vendimi u mor pas konsultimeve me gjykatësit e paneleve që shqiptuan dënimin dhe duke u mbështetur në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Rregulloren e Procedurës dhe të Provave.
Trendafilova theksoi se Shala nuk kishte shprehur keqardhje për veprimet e tij, dhe se shqyrtimi i mundshëm i modifikimit të dënimit mund të bëhet pas dy muajsh.




